Rastet e reja me Covid-19 i kalojnë 1 mijë në 24 orët e fundit, 2 raste në Kolonjë.


Rastet e reja me Covid-19 i kalojnë 1 mijë në 24 orët e fundit, shënohen edhe 2 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2221 testime të kryera kanë rezultuar 1001 qytetarë të infektuar, dy humbje jete dhe 687 të shëruar në 24 orët e fundit.

Kanë  rezultuar pozitivë me COVID19, 1001 qytetarë, në këto bashki:

464 në Tiranë, 73 në Durrës, 37 në Sarandë, 36 në Vlorë, 32 në Fier, 25 në Kamëz, nga 24 qytetarë në Lushnje, Elbasan, nga 23 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 18 në Berat, 16 në Dimal, 14 në Kavajë, 13 në Gramsh, nga 12 qytetarë në Kurbin, Korçë, 11 në Roskovec, nga 10 qytetarë në Bulqizë, Patos, Divjakë, nga 9 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Dibër, Himarë, 8 në Tepelenë, nga 7 qytetarë në Kukës, Mallakastër, 6 në Vorë, nga 5 qytetarë në Delvinë, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Shijak, Përmet, Poliçan, nga 3 qytetarë në Pukë, Mat, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Këlcyrë, Maliq, Devoll, Kolonjë, Belsh, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Selenicë, Libohovë, Pogradec, Skrapar, Librazhd.
Janë 5,644 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Post a Comment

0 Comments