Inflacioni shtrenjton jetesën në vëndin tonë, rritja e çmimeve më e larta që nga viti 2002.




Inflacioni shtrenjton jetesën në vëndin tonë, rritja e çmimeve më e larta që nga viti 2002.

Sipas të dhënave të INSTAT  në qershor inflacioni kapi nivelin 7,4% nga 6.7% që ishte në maj. Kjo ka sjellë që në Shqipëri jetesa është shtrenjtuar edhe më shumë gjatë muajit qershor. Rritja e çmimeve rezulton se është më e larta e regjistruar në vend që prej vitit 2002.

Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 26,9 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike”me 12,6 %.

Transporti është shtrenjtuar si rezultat i çmime të larta të karburanteve ,mesatarisht një litër naftë është tregtuar me rreth 240 lekë gjatë muajit që lamë pas ,niveli më i lartë i regjistruar në Shqipëri

Ndërkohë në nëngrupin e ushqimeve shtrenjtimin më të fortë e ka pësuar nëngrupi “vajra dhe yndyrna” që u rritën me me 30,3 %.Aktualisht një litër vaj në vend po tregtohet me rreth 400 lekë niveli më i lartë i viteve të fundit

Më shtrenjtë gjatë muajit qershor qytetarët shqiptarë kanë blerë edhe “bukë dhe drithëra” me 19,1 %, “qumësht, djathë dhe vezë si dhe zarzavatet.

Post a Comment

0 Comments