Ndalimi i qeseve plastike, Rama paralajmëron aplikimin e gjobave nga 1 korriku

Ndalimi i qeseve plastike, Rama paralajmëron aplikimin e gjobave nga 1 korriku.
Nga 1 korriku do të nisë aplikimi i gjobave për qeset plastike. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar për këtë vendim në llogarinë e tij në Facebook.

Qeset plastike janë ndaluar të përdoren nga subjektet tregtare në vend që prej 1 qershorit. Kreu i qeverisë ka shprehur kënaqësinë që qeset plastike po zëvendësohen me ato të letrës, ndërsa qytetarët, thotë ai, po përdorin trasta për pazar.

Post a Comment

0 Comments