Zyra e Punës Kolonjë njofton fillimin e aplikimit për pjesëmarrje në dy programe të reja punësimi


Zyra e Punës Kolonjë njofton fillimin e aplikimit për pjesëmarrje në  dy programe të reja punësimi :

1- Programi i punëve publike në komunitet ,sipas VKM Nr.535 datë 08.07.2020 i cili do të aplikohet nga organizata jo qeveritare, fondacione, institucione që kryejnë punë në komunitet.

2-Programi i Vetëpunësimit me VKM Nr.348 datë 29.04.2020 ,i cili ka për qëllim ndihmesën në punësim të punëkërkuesve të papunë të cilët kanë ide në hapjen e një biznesi të ri duke u subvencionuar nga shteti .

Të gjithë të interesuarit të paraqiten pranë Zyrës së Punës ,Kolonjë për të marrë informacion me të detajuar për zbatimin, procedurat dhe afatet e këtyre programeve.

Post a Comment

0 Comments