PD Ersekë:Falenderim dhe mirënjohje të thellë për të gjithë ata që besuan, luftuan dhe mbështetën Partinë Demokratike në kauzën e saj.

Partia Demokratike Dega Ersekë ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Të dashur anëtar,mbeshtetes dhe simpantizantë!

Falenderim  dhe mirënjohje të thellë për të gjithë ata që besuan, luftuan dhe mbështetën Partinë Demokratike në kauzën e saj. 

Eshtë momenti që të gjithë së bashku duhet të mbajmë frymën popullore të krijuar si kurrë më parë në luftën ndaj të keqes.

Ju premtojmë që kauza jonë nuk mbaron këtu. Partia Demokratike është e vendosur të vazhdojë këtë luftë. Proçesi zgjedhor nuk ka mbaruar, të gjitha shkeljet, parregullsitë, vjedhja masive e votave, deformimet para dhe gjatë proçesit të numërimit, kërcënimet shtetërore si para dhe pas votimeve do të jenë fokusi kryesor në ditët në vijim.

Beteja jone është më e frymëzuar se çdo herë tjetër, këtë betejë do e fitojmë jo vetëm për demokratët por edhe për qindra e mijëra socialistë të cilët në këto zgjedhje si rrallë ndonjë herë votën e tyre ja dhanë Partisë Demokratike.

Ne jemi më të vendosur se kurrë që përkrah kryetarit Basha, të vazhdojmë  betejën tonë, sepse në fund e mira do të fitojë kundër të keqes.
✌✌✌

Post a Comment

0 Comments