PS kap "mat" Brahimllarin, drejtuesi i LSI rrezikon burgun




Pas akuzave të forta të sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim ndaj 3 drejtorëve të Partisë Socialiste, Ilir Bajlozi, Petrika Tollkuci dhe Artur Qeramixhi, këta të fundit kanë luajtur lojën në mënyrë të zgjuar.
Ditën e djeshme drejtuesit e institucioneve që kanë marrë lulëzim pas vendosjes së tyre në këto pozicione kanë depozituar kallëzimin penal për shpifje dhe mashtrim, çka mendohet që Brahimllari, përveç gjobës së majme mund të rrezikojë dhe burgun.
Nga ana tjetër, burime për Korça24 bëjnë me dije se gjithë lekët e marra prej gjobës do të shkojnë në shtëpia e foshnjës.

E në raste të tilla kur politika drejtohet nga njerëz pa platforma elektorale por duke sharë e ofenduar me libër shtëpie qytetarët punëtorë të Korçës, janë vet banorët e këtij qyteti që duhet të bëjnë vet zgjidhjen se nga kush do të drejtohen 4 vitet e ardhshme.

Post a Comment

0 Comments