Olta Xhaçka:Faleminderit çdo socialisti e socialisteje, çdo votuesi të PS që dje na mbeshtetën me të shumtë se kurrë!

FALEMINDERIT KOL💜NJA! 
Faleminderit çdo socialisti e socialisteje, çdo votuesi të PS që dje na mbeshtetën me të shumtë se kurrë! Jam pa fjalë, ndihem krenare, por edhe e përunjur nga kjo shfaqje e jashtëzakonshme besimi!
 
Kolonja është sot kampione e këtyre zgjedhjeve. Me një rezultat të thelluar ndjeshëm, duke i dhënë Partisë Socialiste 53.3% të votës, 20% më shumë vota sesa opozita e marrë sëbashku.
 
Ju e bëtë tuajën, tani na takon ne të bëjmë realitet ato punë e projekte që kemi diskutuar bashkë në çdo mbledhje e takim, për t'i dhënë Kolonjës atë që meriton! Faleminderit të gjithëve!😇

Një falenderim nga zemra edhe për vëllezërit e motrat kolonjarë që nuk na votuan, por që ama, bashkë me ne, e kthyen 25 prillin në një festë demokracie e qytetarie! 🇦🇱
SHQIPËRIA E ARDHMJA JONË 🌞

Post a Comment

0 Comments