Leons Hasani: Edi Rama kërkon të fitoj mandatin e tretë duke shpërndarë makarona dhe oris!

Edi Rama kërkon të fitoj mandatin e tretë duke shpërndarë makarona dhe oris!

Pasi për 8 vite me rradhë qeveria dhe bashkitë e Qarkut Korçë nuk bënë gjë tjetër përveç vjedhjes masive të taksave të qytetarëve, sot 25 ditë para zgjedhjeve kërkojnë të mashtrojnë qytetarët me ndihmat e pashpërndara të tërmetit! 

Çdo qytetar duhet të denoncojë aktin më të ulet të 30 viteve demokraci, atë të shpërnarjes së pakove me ushqime nga rilindja në këmbim të votës.

Kjo sjellje primitive nuk tregon gje tjetër përpos varfërisë të tejskajshme që ka mbjellë qeveria dhe bashkitē në çdo cep të Shqipërisë.

Mandatin e tretë as duhet ta kërkoje fare nëse realish do të kishe punuar, por ti e di shumë mirë që për 8 vite shqiptarëve ju ke dhënë vetëm propagandë, e tani mendon se duke ju dhënë makarona dhe oris mund t'ju marrësh votën qytetarëve.

Por fundi i kësaj maskarade është i afërt, qytetarët duhet ta ndëshkojnë me votë makutërinë e kësaj qeverie. 

Sepse shpresa e këtij kombi janë të rinjtë, ndaj ne duhet ti mbështesim, pavarsisht krahut politik që ata i përkasin.

Koha jote ka marrë fund, tani ka ardhur koha e shqiptarëve të të ndëshkojnë.

#VOTO_6_LSI  #VOTO_Nr_10 #Leons_Hasani  ☝🇦🇱

Post a Comment

0 Comments