Gjylameti: PS alternativa e punës, PD alternativa e paligjshmërisë


Deputetja e Pogradecit Blerina Gjylameti vijon takimet intensive me banorët në çdo zone. Në takimin e rradhës e shoqëruar nga mbështetësit e saj por edhe nga banorët e Pogradecit ajo ka bërë një thirrje për 2 javët e mbetura deri në 25 Prill. Këtë rradhë Gjylameti ka vendosur në fokus të fjalës së saj dallimin midi alternativës qeverisëse të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike që prej kohësh e quan alternativën e kaosit. Më tej ajo ka rënditur disa prej arritjeve bazë në Pogradec.
“Ndryshimi ka ardhur kudo, jo vetëm me pjesën e infrastrukturës bazë me atë pjesë fantastike që ka nxjerrë në dritë një nga bukuritë më të mëdha që ka Shqipëria por jo vetëm që e ka dhe Ballkani dhe Europa që është pjesa e Liqenit të Pogradecit. Mbi të gjitha kemi dhe investimet bazike, ku nuk duhet harruar se investimet në energjinë elektrike Partia Socialiste i ka bërë në këtë 8 vjeçar kur hera e fundit që ishte vënë dorë ishte viti 1970. Investim tjetër bazë është edhe rritja e kapaciteteve të ujit të pijshëm, edhe mund të themi sot se të 6 porjektet strategjike për furnizimin e fshatit me uji të pijshëm janë në proces. Për të vijuar më tutje për atë çka është një qeveri e përgjegjshme si një qeveri për qytetarët. “-theksoi ajo 
Nga ana tjetër Gjylameti i bëri të ditur banorëve dhe një projekt të domosdoshëm për qytetarët dhe rritjen e ekonomisë lokale. 
“Projekti i ri që ka të bëjë me të tre pikat kryesore të tregjeve që duhet të jenë në shërbim të atyre që janë biznesi vogël. Së pari me tregun e parë që të jetë me të gjthë produktet ushqimore që të shërbehen me standardet e duhura, i dyti me produktet e veshmbathjes përsëri me standardet e duhura dhe nga ana tjetër për të gjithë ata që zbresin nga perferia, fshatrat përreth dhe që mund të ofrojnë produktet e tyre sipas standardeve në ambientin grumbullues që u takon do të kenë hapësirën e tyre në treg. .” - përfundoi Gjylameti.

Post a Comment

0 Comments