Fatjon Feka:Kolonjarët nuk mund të presin akoma agulicen por duhan punë

TURIZMI ,ZHVILLIMI RURAL,PROJEKTET 3D!

U lodhëm duke dëgjuar demagogjinë e pushtetit për 7 vjet mbi Turizmin ,duke trumpetuar me të madhe projektet ambicioze zhvillimi bujqësor dhe rural,projektet e  100 Fshatrave,dhe me thënë të drejtën kur lexova në VKM NR. 709, DATË 29.10.2014 I ndryshuar“PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË NDËRSEKTORIALE PËR ZHVILLIMIN RURAL DHE BUJQËSOR 2014– 2020” për bashkinë Kolonjë ishin  2 fshtra Rehova dhe Borova, u gëzova ,po mendojnë dhe për Kolonjën thashë,po kthejnë kokën nga ky komunitet që u ka dhënë gjithmonë votën por ska marrë asnjëherë vëmëndjen e duhur. Pasi Mbaroi Mandati I parë dhe nuk bënë asgjë  detyrimisht duhej te bënin ndryshime në VKM, gjatë gjithë këtyre viteve gënjeshtra,lugë bosh vënde pune imagjinare ,dhe sigurisht arritja më e madhe ishte largimi nga vëndi I   mijëra  shtetasve.

Nëse do të shohim pikën   3.6.6 të këtij vendimi .   “ Përfituesit”
Përfitues nga programi i 100 fshatrave janë popullsia e zonave rurale, fermerët dhe grupet e fermerëve, individë, në veçanti gratë dhe të rinjtë, persona juridikë, bashkitë, organizatat jofitimprurëse, shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor etj .  
Ndoshta jam gabim nuk e kam lexuar mirë ,ose nuk  kam qënë koherent me zhvillimet në zonë por le të më korigjojnë Kolonjarët për këtë pjesë. Dhe natyrshëm lindin pyetjet!

1.Cilat janë përfitimet e ketyre projekteve 3D në mëndjen e timonierit ?
2. Çfarë kanë përfituar Kolonjarët dhe me sa % janë rritur të ardhurat e tyre familjare? 
3. Nëse nuk bëri asgjë për 2 mandate me çfarë  guximi  kërkon mandatin e tretë .

 Erdhi koha ti drejtohemi Gramozit të dashur vëllezër e motra,se po çel Aguliçja, të paktën mendon zoti për ne se pushteti na ka harruar.

Për të ndryshuar sistemin dhe jo thjesht rotacion politik!
#VotoNR4BindjaDemokratike
#VotoNr9FatjonFeka.

Post a Comment

0 Comments