Fatjon Feka: “Kjo plagë e shoqërisë apo tallje e politikës”?


Arsimi 
“Kjo  plagë e shoqërisë apo tallje e politikës”?
Po e nis këtë shkrim marrë shkas nga vëndi ku jetoj,u rrita dhe po bëhem 40 vjeç dhe shoh si më tretet e shkërmoqet para syve si kalatë e rërës ,shkolla ku si unë dhe shumë bashkëmoshatarët e mij por dhe brezat me rradhë nisën hapat e parë drejt udhës së dijes!            
                                                            Është ky një realitet I hidhur apo vetëm konstatim në kohë fushate që na bën të reflektojmë,të kthejmë kokën pas dhe njekohësisht të shohim përpara në  horizontin e të ardhmes ?
Cilat kanë qënë politikat e qeverive për këto 30 vjet për arsimin?            

    *A e mbajti premtimin e dhënë kryeministri jonë për arsimtarët për paga dinjitoze në vitin 2013 ,po në 2017 ku me të madhe trumpetoi rritjen 40 % të saj?                                                                                   *A u arrit  kjo deri ne fund të mandatit 2 ,donëse është  në kërkim të mandatit të 3-të  dhe akoma nuk ka shkuar 15 %?               
*A duhet ti votojmë sot Rilindjen PS,PD,LSI?

*A kemi sot një arsim më cilësor në Kolonjë?                                                         Duke qënë një zonë me teren malor,dhe mundësi jo të shumta punësimi në kohë fushate mësuesit  dhe administrata janë më të intimiduarit pasi janë hambar votash për partite.                                                      Politikat jo favorizuese të qeverive ,lëvizja demografike dhe emigracioni për një jetë më të mirë kanë sjellë dhe shpopullimin e kësaj treve dhe shumë zonave malore,dhe shkollat që dikur kishin nga 150 fëmijë sot ti mbledhësh gjitha klasat bashkë  nuk bëjnë as 50.                             
  
    *A duhet të mbajmë fëmijët e fshatrave nëpër klasa kolektive ?
 *A mund të na thotë ndonjë ekspert arsimi se sa minuta kohë I duhet një klase,për të zhvilluar një orë mësimi,dhe si mund ta zhvillosh atë  me 4 klasa njëherësh ?            
Sa të vëmëndshëm do jenë fëmijët,dhe a do të mund ti marrin njohuritë e tyre për një kohë aq të shkurtër krahasuar me  bashkëmoshatarët! 

Përse duhet të përdoren dy standarte?
 Ku është qeveria,çfarë bënë 2 ministre në këto 8 vjet apo morrën vetëm rrogën e bënë pazare në kurriz të fëmijëve !
Pse duhet të jenë të diskriminuar fëmijët e fshatit nga paaftësia qeverisëse.Më mirë të hapen  vënde pune për mësuesit  sesa të bëjnë tendera dhe PPP të cilat sjellin vetëm pasurimin e oligarkëve.

Është sektori më jetik për një të ardhme më të ndritur, të zgjidhen më të mirët sepse një shoqëri e mirëedukuar ,do jetë një vlerë e shtuar nesër për gjithë atdheun dhe jo vetëm për vete. 

#Për të ndryshuar sistemin dhe jo vetëm rotacion politik. 

#Votonr4BindjaDemokratike
#Votonr9FatjonFeka.

Post a Comment

0 Comments