Erion Isai: Kolonja nuk është vetëm e socialistëve, Kolonja është e të gjithëve.

Kryetari i bashkisë Kolonjë nëpërmjet një statusi në Instagram ka deklaruar se rruga Korçë-Ersekë nuk do jetë vetëm e socialistëve por e të gjithëve.

Lulet në shesh filluan të çelin. Kafet e harruan ndarjen (kafja e këtyre të PS, kafja e këtyte të PD) dhe njerëzit ulen si zakonisht. Dikush më i gëzuar, dikush i mërzitur. Shumë të çliruar. Ja ku jemi në normalitet. Sot filluam detajimet e procedurave ligjore të këndit të lodrave. Për pak ditë fillon "Pedonalia me basen Pali Prifti", ujësjellësat vazhdojne, rruga "Korçë- Ersekë" shtoi edhe më prej kohës së mirë rritmin.

Rruga nuk do jetë e të majtëve, parku i lodrave ca më pak ka ngjyrë, uji në basenin e pedonales do të rrjedhë në gulçim njësoj për të gjithë.

Shëndet paçim të gjithë! Jemi mbi të gjitha: K🥰lonjarë!

Bekime, për të gjithë! ❤

Post a Comment

0 Comments