Basha në Pogradec: Të majtë dhe të djathtë me kokën lartë për besim votoni nr.9


Ndalesa e radhës e Lulzim Bashën në turin përmbyllës të takimeve elektorale për 25 prillin ishte Pogradeci, nga ku deklaroi se vuajtjeve po u vjen fundi.

Basha tha se të majtë dhe të djathtë, me besim dhe shpresë, duhet tu drejtohen kutive të votimit të dielën për të bërë ndryshimin.

Basha: E diela është dita  juaj, dita e shqiptarëve, dita e ndryshimit, dita e fitores. Zemrat janë mbushur me shpresë dhe besim, me vendimin e madh për ta bërë këtë të dielë ku Shqipëria u kthehet shqiptarëve. E diela është dita e fitores së madhe.Vuajtjeve po u vjen fundit, dita e fitores po afron.Të djathtë dhe të majtë, me 25 prill me kokën lart dhe zemrat plot besim, do të shkojnë në kutitë e votimit për të votuar numrin 9 për ndryshimin.

Sipas Bashës, paniku dhe frika e Edi Ramës për humbjen e  thellë që e pret e ka shtyrë atë drejt krimeve dhe gënjeshtrave por theksoi se nuk e ndal dot më më të pandalshmin ndryshim që do Shqipëria dhe që bashkë do ta bëjmë realitet.

Duke risjellë edhe njëherë në vëmendje skandalin me audiopërgjimin e Artan Lames për legalizimeve, Basha e akuzoi Ramën se i ka vjedhur 8 vite Shqipërisë ndaj ftesa e tij për qytetarët e Pogradecit dhe mbarë shqiptarët ishte t’ja mbyllin derën dhe dritaret në 25 prill.

Basha: Për 8 vite e ka mbajtur vendin peng të gënjeshtrave dhe mashtrimeve, peng të aferave të tij korruptive dhe tani guxon të vijë të kërkojë edhe katër vite të tjera. E dëgjuat të gjithë skandalin e Drejtorit të legalizimeve që tha le t’ua marrim votën dhe pastaj do t’ua prishim shtëpitë 100 mijë shqiptarëve. Dështimi i 8 viteve kërkon të hyjë përsëri në shtëpitë e pogradecarëve dhe shqiptarëve, mbylljani derën dhe dritaret.

Hapini zemrat tuaja, çlirojeni gëzimin e fitores së thellë sepse Shqipëria nuk është e Edi Ramës, e këtij grushti njerëzish që e kanë shtrydhur deri në palcë, që na kanë vërfëruar dhe na kanë bërë kombin me numrin më të madh të emigrantëve në botë.Të marrim në dorë fatin tonë.Në 25 prill Pogradeci do tu kthehet pogradecarëve, Shqipëria do tu kthehet shqiptarëve. E ardhmja e fëmijëve tanë, dritës së syve tanë nuk do të jetë më në duart e atij që i vodhi 8 vite Shqipërisë.

Post a Comment

0 Comments