A.Çaçani: Pavarësisht se nuk jam i përfshir drejtpëdrejt në fushate jam gjatë gjithë kohës i angazhuar me qytetarët

Të dashur qytetar,
Pavarësisht se nuk jam i përfshir drejtpëdrejt në fushate jam gjatë gjithë kohës i angazhuar me qytetarët dhe dita është e mbushur plot takime në të  kater cepat e Tiranës.

Me shqetëson shumë fakti i kulturës që është mbjell këto tre apo kater fushatat e fundit. Ndeshemi çdo ditë me fenomenin e shitjes së votes, ku qytetarët të ofrojnë votën në këmbim të parave.
Është e tmershme sepse dikush i mesoi duke i blere voten, dikush e ka kthyer në pazar këtë punë. 
Kjo nuk mund te tolerohet dhe ka nevoje për një zgjidhje urgjente. Ky fenomen do një vullnet të madh politik dhe ndergjegjësim shoqeror gjë e cila po mungon.
Për sa kohë ky fenomen te ekzistoj nuk shoh dritë jeshile për një te ardhme më të mirë. Ju bej thirrje qytetarve të mos bien në këtë batak!
Po ashtu ju bej thirrje dhe partive të cilat e kanë qef këtë sport, ndalni maskaraden në mos populli zoti do ju ndeshkoje.

Post a Comment

0 Comments