Xhaçka me banorë të Leskovikut : "Në Kolonjë, investime më shumë se në 30 vite tranzicion !"

Mbi 2 mijë banorë të Leskovikut do të kenë së shpejti ujësjellësin e ri si dhe infrastrukturën e duhur në aksin Ersekë - Leskovik. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, kandidate e Partisë Socialiste për bashkinë e Kolonjës,  diskutoi me banorë të qytetit të Leskovikut për këto dhe të tjera projekte që qeveria dhe bashkia ka për këtë qytet.
 
 “Asnjëri nga sot nuk vepron dot vetëm. Nëse ne sot nuk do të kishim bashkinë, nuk do të kishim qeverinë, investimet për të cilat flasim nuk do të ishin të mundura, as ato që kemi bërë deri tani, që në fakt për rrethin e Kolonjës nuk janë bërë në 30 vjet tranzicion. Dhe flasim për invetimet në infrastrukturë, në ujësjellësa, në shëndetësi e arsim. Tek unë do të gjeni përherë derën e hapur.”, u shpreh Xhaçka, në bisedë me banorët e zonës së Leskovikut.

E shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erjon Isai, Xhaçka përmendi edhe 8 apartamentet, të cilat janë vënë në dispozicion për familjet e pastreha në këtë qytet, , ndërsa një tjetër investim është edhe kanali vaditës i Kabashit. Xhaçka premtoi se veç derës së hapur për ta ajo do të ketë edhe zemrën e hapur për të dëgjuar të gjitha problemet që i shqetësojnë.

Post a Comment

0 Comments