Rilindja trefishoi çmimin e energjisë elektrike,asnjë ndihmë për biznesin e vogël gjatë pandemisë.


Kandidati i PD Andrea Mano dëgjoi problematikat e biznesit të vogël në Korçë,të cilin qeverisja abuzive lokale dhe qendrore, po e rrënon dita ditës.

Me faturat e energjisë elektrike në dorë, Llambi tregoi se gjatë këtyre tetë viteve, çmimi i energjisë elektrike jo vetëm nuk është ulur, por është trefishuar.

Biznesi jo vetëm që nuk ka parë ndihmë nga qeveria, por është vënë nën presionin e tatimorëve dhe dhjetra inspektorëve gjobvënës, duke detyruar bizneset të ulin qepenat dhe të mbyllin aktivitetin, thanë pêrfaqësuesit e biznesit të vogël.

Kandidati i PD Mano, u shpreh se programi i PD parashikon që vlera taksuese për biznesin e vogël dhe të mesëm do të jetë 0.5% mbi qarkullimin.

 Ndërkohë,ulja e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore nga 24% në 18%, ulja e çmimit të energjisë, karburantit si dhe moratoriumi një vjeçar për inspektoriatet që kanë lidhje me biznesin, do të jetë një ndihmë e konsiderueshme për të rimëkëmbur biznesin, pohoi Mano."

Post a Comment

0 Comments