Peticion online "Ilir Meta nuk është Presidenti im" për largimin e kreut të shtetit

Ilir Meta nuk është Presidenti im, peticion online për largimin e kreut të shtetit.

Pas sjelljeve të fundit të Presidentit Ilir Meta që u përplas me policinë bashkiake për zyrat e FRD dhe ju u tha se do t’i çonte në burg me duart e tij, në rrjet është hapur një peticion.

Peticioni ka si nismë  titulli 'Ilir Meta nuk është Presidenti im!’

 'Javët e fundit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë duket sikur ka degraduar totalisht në sjellje dhe reagime që nuk i takojnë Presidentit të një shteti.

Kjo është një thirrje e sinqertë për të shpëtuar njëherë e mirë nga personazhe të tillë që vetëm kanë shkatërruar këtë vend, ndaj të ftojmë edhe ty të firmosësh këtë peticion për largimin e Ilir Metës. 

Ai nuk është Presidenti im! Ai është i çmendur!”, shkruhet në përshkrimin e peticionit, pro të cilit kanë firmosur online mbi 800 persona.

https://www.ipetitions.com/petition/ilir-meta-nuk-eshte-presidenti-im

Post a Comment

0 Comments