Përshëndes gjithë miqësinë time reale, virtuale kudo që ndodhet. "Kohë Pandemie" Lexhoje....


KOHE PANDEMIE! 

MË SHUMË DASHURI!
MË SHUMË MIRËKUPTIM!
MË SHUMË HARMONI!
QË GJAKU TË MOS HIDHEROHET!
SHIKIMI TË MOS ERRËSOHET!
SHPIRTI TË MOS NGUSHTOHET!
ZEMRA TË MOS FTOHET!
GJYKIMI TË MOS DOBËSOHET!
TRUPI TË MOS ROBËTOHET!

NJERIU IKËN, DHIMBJA QË LË PAS, MBETET!
SHPIRTI TË HIDHËROHET!
ZEMRA DROBOLITET!
TRUPI FTOHET!
TRURI TË MPIHET!
DUART TË DRIDHEN!

 
Përshëndes gjithë miqësinë time reale, virtuale kudo që ndodhet.
Respekt, dashuri e mall për të gjithë. 
Përqafime të përzemërta për secilin, ju uroj shëndet, shëndet e vetëm shëndet të plotë. 
E mbushëm një vit nga kjo kohë pandemie të burgosur pa qenë në burg, të vrarë pa qenë në luftë, të trishtuar, të lënduar, të cunguar ... 
Një vit me sytë nga televizori,  periudhë aspak e lehtë. 
Çdo mëngjes informohesh sa e sa janë infektuar sipas njësive administrative e sa shtretër janë mbushur, sa janë intubuar, sa kanë ndrruar jetë ….! 

Sa e sa janë që nuk e dijnë, sa e sa janë që trajtohen në banesat e tyre?!.
Oh, kur dëgjon sirenat e ambulancave!
Qëndron pa frymë, të duket sikur edhe muret, sikur edhe pemët, sikur edhe gurët  rënkojnë e kërkojnë ndihmë!
Dhe këto maska të…….jo nuk janë të mallkuara, janë për shëndetin tonë.
Të erren sytë kur i drejton nga ekrahet televizive!
E çfarë të shikosh?!.
Nuk shikojmë mjekun për të sensibilizuar e inkurajuar!
Nuk shikojmë socialogun, psikiatrin, psokollogun për të na lehtësuar shpirtin e dhënë shpresë!
Por shikon politollogun, damllanë, që të duket më keq se flama që na ka rënë e nuk e dimë se nga kush?!.

Vetëm vrer, vetëm urrejtje, vetëm demagogji për të rritur reputacionin në kohë pandemie, vetëm e vetëm për të mbajtur e marrë pushtet politik e forcuar pushtetin personal ekonomik! 
Mallkuar qofsh që përfiton nga fatkeqsia e njerëzve hallemëdhenj!
O politollog!
Përse nuk shkon familje për familje, për të njohur hallet, për ta ndihmuar, inkurajuar, rritur përgjegjësinë për respektim të protokolleve, për të shpëtuar jetë njerëzish?!.

Në ekranet televizive, përse nuk sensibilizon punblikun, përse nuk e informon atë që sa ke prekur financat tuaja familjare e ja ke vënë në dispozicion?!. 
Kush nga Ju ka liruar vilat që i keni bosh e të strehohen ata që janë pa strehë?!.

Pikëllohem, vërtet pikëllohem!
Nuk e shikoj dot televizorin.
Më dridhet dora edhe kur futem në këtë rrjet social.

Më trembin, më pikëllojnë ato fjongo te zeza nëpër statuse, kullojnë lot gjaku e dhimbjeje. Çoj lot dhe vetëm lot! Shumë trishtohem!.

U prehshin në paqe e durim për familjarët. 
Por ka dhimbje që lë gjurmë në shpirt. 
Dhimbja nuk është individuale, por për të gjithë komunitetin ku lindëm, u rritëm dhe jetojmë. 

Mësojmë se  iku Nëna, vëllai, motra, bashkëshorti, bashkëshortja, fëmija…..
Iku nga kjo jetë një njeri human, paqedashës, një njeri që ka ushqyer vetëm dashuri dhe që me plot gojën meriton nderin më të madh!

Lenë familjen me lot në sy, me kokën mënjanë e nga dera për çdo trokitje që dëgjohet mos po vjen………..?!.
Do të jeni të paharruar në zemrat dhe në kujtimet e secilit të pavenitshme e të pashlyeshme.

Erseka News. Shperndaje...

Post a Comment

0 Comments