Marjeta Halili: Varferia eshte ulur kembekryq ne shumicen derrmuese te familjeve kolonjare dhe po largohen kolonjaret

 


Te dashur miq e dashamires, Kolonjaret e mi. Ne keto dite intensive takimesh ne qytetet e Ersekes dhe Leskovikut, e ne fshatrat e Kolonjes, jam perballur me problematika te pafundme. Njerez qe kane humbur besimin ne premtimet boshe, te cilet ndjehen te zhgenjyer nga qeverisja-fasade e 8 viteve te fundit, e cila ende pas 8 vitesh premton uje 24 ore, per te treten fushate rradhazi. Varferia eshte ulur kembekryq ne shumicen derrmuese te familjeve kolonjare dhe kjo gje me dhemb, si nje bije kolonje.

Pertej cdo halli e problemi, ajo cka me vret me teper eshte largimi i njerezve, i te rinjve e jo vetem.
Prandaj kete shkrim po e bej per t'ju bere nje thirrje te gjithe kolonjareve, te cilet per 1001 arsye jane larguar nga Kolonja, por qe ende rezultojne votues ne rrethin e Kolonjes.
EJANI, votoni, merrni ne duar fatin e Kolonjes. Votoni per te ardhmen tuaj, votoni per femijet, prinderit tuaj.
Une i hyra ketij rrugetimi per te bere me te miren per Kolonjen tone, prandaj me nevojitet cdo vote e juaja, qe te gjithe bashke te bejme ndryshimin e madh.
EJANI, PER VETE, PER TE GJITHE NE, PER KOLONJEN!


Post a Comment

0 Comments