Leons Hasani: Mos bini pre e qeverisë apo pushtetit lokal për t'ju futur në punë një muaj para zgjedhjeve.

Mashtrimi i qytetarëve nga qeveria dhe pushteti lokal se 1 muaj para zgjedhjeve do t'i fus në punë duhet të marri fund! 
U bej thirrje qytetarve mos bien pre e këtij mashtrimi, i cili është kryekëput në kundërshtim me ligjin! 

Nëse rilindja vjen dhe ju premton për punë 1 muaj para zgjedhjeve, mendoni pak, nëse do ju donte kaq shumë, pse rilindja për gati 8 vite nuk e tregoi dashurinë ndaj jush? 

Qeveria dhe bashkitë e drejtuara nga rilindasit nuk kanë çfarë të premtojnë më, sepse çdo premtim i tyre ka rezultuar gjithmonë një gënjeshtër e madhe. 

Me 25 Prill ne së bashku nuk do të largojmë vetëm Edi Ramen, por edhe kryebashkiakët rilindas që firmosin nga mëngjesi deri në darkë vetëm për interesat e tyre personale! 

25 Prilli do të jetë dita ku qytetarët do të kenë shancin të votojnë të rinj e të reja me integritet dhe që duan ta kthejnë Shqipërinë në një vend me punë të mirëpaguar! 

Prioriteti ynë janë qytetarët, marrëdhënia me ta për ne është e shenjtë! 

25 Prilli është Dita e Shpresës dhe Mundësisë ☝🇦🇱✌

#VOTO_LSI  #VOTO_Nr_10 - Leons Hasani  ☝🇦🇱✌ 

#Shqiperia_Shtëpia_Juaj 🌹❤

Post a Comment

0 Comments