Krijuesit me vlerë të këtij kombi të lënë në harresë prej 30 vitesh, Dritan Hila ka një mesazh në ditën botërore të poezisë.


Sot eshte dita e poezise. Nuk po botoj ndonje poeme. Vetem se dua te bej nje krahasim me greket qe ne aq shpesh shpallim konkurente. Seferis Kazanzaqis, Rizos, Elitis, Kavafis, Livadhiatis, Panagulis (sa per te permendur disapak ku dy jane nobeliste), shumica e tyre ishin komuniste por nuk u perndoqen per kete; jeta e tyre ishte e trazuar por askush nuk i pergojoi. Veprat e tyre u perkthyen, botuan dhe vune ne skenat boterore. Ndaj Greqia eshte superfuqi ne fushen e arteve. 

Po ne? 

Ne kenaqemi duke pergojuar dhe analizuar vepren dhe jeten e Kadarese; kemi lene ne harrese Ilirian Zhupen duke e plasur qe te plotesoje formulare pasaportash ne nje zyre te humbur te konsullates ne Bari; Petrit Ruken qe ne vend se te shkruaje poezi perpiqet te gjeje para qe te perballoje kemioterapine; e dime te vdekur Agim Isakun, megjithese te gjithe keta jane ne kulmin e krijimtarise. 

Prej tridhjete vitesh krijuesit me vlere te ketij kombi jane lene ne harrese. Dhe pastaj prisni qe perendimi te na trajtoje me respekt. E kote. Ata kane parametra te tjere...

Post a Comment

0 Comments