“Futi 12 dhe nxorri 6 ballokume”, Kryemadhi: Çamë rrjetin, na dolën shumë të mira

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ndodhet sot në Elbasan ku ka prezantuar kandidaten për deputete Mimoza Trimi.

Ndër të tjera, Kryemadhi u ndal edhe tek videoja që solli reagime disa ditë më parë, ku ajo shfaqej teksa fuste 12 ballokume në furrë, dhe më pas nxori 6.

Kryetarja e LSI tha se ballokumet i bënë në shtëpinë e kandidates për deputete dhe sqaroi edhe njëherë se ishte vajza e saj që u sugjeroi t’i ndanin në dy tepsi.

“Me ballokumet që bëmë te shtëpia jote çamë rrjetin. I ndamë në dy tava. Sipas gojëdhënave dolën shumë të mira. Do bëjmë prapë që ti fusim gjashtë dhe të nxjerrim gjashtë, të mos na fusë Marta duart te tepsia.

Jam krenare që në listën e Elbasanit përfaqësohemi me katër gra. Janë një ekip i jashtëzakonshëm. Brishtësia e gruas do të jetë mu në zemër të qytetit të Elbasanit. Përfaqësimi ynë nëpërmjet Mozës dhe Klaudias është i domosdoshëm”, theksoi Kryemadhi. 

Post a Comment

0 Comments