Feka u ben thirje punjonjesve te bashkise mos merren me fushate

Të dashur kolegë  të Bashkisë Kolonjë!

Nga sot fushata zgjedhore ka nisur zyrtarisht  udhëtimin e saj ,dhe për pjesën më të madhe tuajën pëveç  ngarkesës në punë , një stresi I veçantë është ai i të bërit fushatë me detyrim dhe shpërdarja në mënyrë virtuale nëpërmjet rrjeteve sociale takimet e zhvilluara nga zonja ministre e cila në këto zgjedhje përfaqëson Kolonjën! 
 Bazuar në Vendim nr. 9, datë 24.12.2020 “Për rregullat për raportimin e veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve”.

Ju bëj thirje: 

Shikoni angazhimet familjare e personale e mos bini pre e detyrimeve ose presioneve  për të bëre like and share angazhimet politike të kandidatëve .                                                                                               Ruani dinjetitin tuaj të punonjësit,dhe mos u bëni kokë turku për të tjerët!     
                                                                                                      Le të jemi etikë  me njëri tjetrin, dhe të bëjmë një garë “FAIR” dhe pa intimidime në administratën publike !

Zgjedhjen ja u lemë kolonjarëve ,ata dinë të zgjedhin !

Post a Comment

0 Comments