Fation Feka kandidat i bindjes demokratike per kolonjen


Të dashur miq shokë që takohemi përditë dhe ju të cilët për arsye të largësisë na mbledhin bashkë rrjetet sociale.
 Nga sot kam kënaqësinë t’ju njoftoj se do të jem kandidat me partinë Bindja Demokratike për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit,për Qarkun e Korçës duke përfaqësuar Kolonjën,vendin ku u rrita dhe kam ndërtuar familjen time. Të flasësh për Kolonjën ,për Djepin e Dijes duhet të mendohesh mirë,ndonëse me keqardhje e them që shkëlqimi I dikurshëm I ka humbur vlerat përgjatë këtyre viteve dhe për këtë jemi koshientë. Në 30 vjet demokraci të gjithë e njohim realitetin e hidhur të këtij sistemi të degraduar . 

Vendosa ti bashkohem Bindjes Demokratike për një sistem të ri qeverisës,dhe këtë më së miri e shpreh lista jonë e hapur 100%,pa pasur frikë nga kryetarokracia, por mbështetur në forcën e gjithëkujt dhe impaktin që secili nga ne ka në komunitetin ku jeton ! Për të thyer tabunë e këtyre 30 viteve ku forcat e vjetra politike kanë qeverisur. Ju ftoj të gjithëve të bëhemi bashkë e ti përmbysim me forcën e votës në 25 Prill .

 U lodhëm duke na sjellë gjithmonë Kandidatë Importi,që vetëm mandatin I marin Kolonjës dhe nuk e dinë më rrugën pë tu kthyer sërish për të parë a ka halle ky popull . Duke Ju falenderur dhe me mbështetjen tuaj besoj se do ja dalim të bëjmë më të mirën për KOLONJËN! Miqësisht FATJON FEKA

Post a Comment

0 Comments