Bindja Demokratike hap fushatën në Korçë, Patozi: Ekip fantastik dhe I sigurt.



Koordinatori i Bindja Demokratike Astrit Patozi, ka prezantuar kandidatët e saj  për Qarkun e Korçës.

"Duhet ta kishim nisur fushatën nga Korça, sepse këtu kemi gjetur mbështetjen me te madhe para se të bëheshim parti, por është lajm i mire për Shqipërinë që edhe atyre në Shkodër nuk u priste puna, sepse zjarri i ndryshimit për Bindjen Demokratike është ndezur kudo në Shqipëri.

Këtu në Korçë kemi ekipin më të bukur dhe me përfaqësues, që nga Nardi, Andi e deri tek Sidorela, me e reja midis nesh. Personazhe të njohura politike dhe njerëz publikë e deri tek te rinjtë që angazhohen për herë të parë. Kurrë nuk kam qenë patetik, por ta dini Shqipëria i ka sytë nga në këto zgjedhje. Ata të tjerët, të vjetrit kanë ngrirë, janë njësoj si para 4 vjetësh dhe më shumë.

Sepse "Rilindja" po mbahet me shpirt ndër dhëmbë. Argumenti i tyre i vetëm është se ata të tjerët janë të lodhur. Është shumë e rëndë të mbash pushtetin pa asnjë meritë.

Ndërsa PD/LSI arsyen kryesore quajnë që janë mbushur 8 vjet dhe qeveria duhet të ndërrohet, sepse ata duan vetëm rotacionin.
Ngjarja e djeshme në Elbasan është prova se vetëm atë gjë dinë të bëjnë. Ata i kanë zgjedhjet luftë, ndërsa ne i kemi garë. Ata kanë armiq ose ortakë, ne kemi kundërshtarë ose partnerë.Ne jemi e vetmja risi e 25 prillit.

Që të nisë ndryshimi nuk ka nevojë të fitosh 71 mandate, por mjafton që të mos lësh që 71 mandate të bien në duar të këqija.
Tri shtyllat tona janë: Projekti i ndryshimit të Shqipërisë, ekip dinjitoz (figura të pastra dhe me integritet), listë 100 % e hapur.

Ne nuk kemi numra, ata vetëm numrat kanë. Ne nuk kemi shefa, ne jemi të gjithë për një qëllim. Korçarët mund të votojnë secilin prej nesh, sepse vetëm ne ua japim atë mundësi, kurse partitë e vjetra kanë vetëm kryetarët e tyre" tha Patozi.

Në kuadër të angazhimit publik për një listë 100% të hapur, në fund të prezantimit, Andi Përmeti, i cili është i pari në renditjen e listës së Qarkut të Korçës nënshkroi kontratën noteriale për zotimin e dorëzimit të mandatit në rast se njëri nga kandidatët e tjerë do ketë qoftë edhe një votë më shumë.

Post a Comment

0 Comments