Bashkia e Kolonjës ka firmosur marrëveshjen për rikonstruksionin e plotë të rrugës Korçë - Leskovik

 Bashkia e Kolonjës ka firmosur marrëveshjen për rikonstruksionin e plotë të rrugës Korçë - Leskovik me Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Lajmin e bën të ditur në rrjetet sociale kryetari i bashkisë Kolonjë Erion Isai.

Mësohet se puna do të nisë së shpejti, ku financimi do të bëhet nga Banka Europjane për Rindërtimin dhe qeveria shqiptare. 
Ky aks ka me tepër se 20 vite që është i amortizuar,ndërkohë që pas rikonstruksionit mendohet që do të sjellë zhvillim turistik për gjithë zonën e Leskovikut dhe të Ersekës.

Post a Comment

0 Comments